Kështu do të festoj Skenderaj “18 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Skenderajt, kjo është agjenda

Nga sot komuna e Skenderajt ka filluar aktivitetet për shënimit e Ditës së Çlirimit të Skenderajt.

Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt Hajriz Koci për portalin Drenica Press bën të ditur agjendën që është planifikuar me rastin e shënimit të përvjetorit të Çlirimit të Skenderajt.

Me datën 17.06. 2016 në Ora 16:00 do të Shfaqet Komedia „Fakiri i Madh“ nga Teatri i Qytetit “ Kaqurrela“. Vendi: Qendra e Kulturës: ’’Hasan Prishtina“ në Skenderaj

Ndërsa me datën 18.06.2016 në ora 09:00; Homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari Vendi: Sheshi Adem Jashari në Skenderaj Ora 09:30; Homazhe kushtuar dëshmorëve Vendi: Kompleksi Përkujtimor Adem Jashari, Prekaz Ora 10:00; Homazhe kushtuar dëshmorëve Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Polac Ora 17:00; Koncert Festiv kushtuar 18 Qershorit-Ditës së Çlirimit Vendi: Sheshi Adem Jashari në Skenderaj./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT