Këshilltari komunal Pajazit Isufi i reagon Fadil Nures

Shkruan Pajazit Isufi

Në një shkrim të botuar në Portalin DrenicaPress të datës 02.12 19 me titull “Si të ndërtohet stacioni i autobusav në Skenderaj“, Fadil Nura, ish zv-kryetar i komunës së Skenderajt dhe kandidat për deputet nga PDK-ja ka dhënë disa konstatime të cilat sipas mendimit tim nuk përkoin me realitetin faktik.

Si anëtar i komisionit për vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike komunale, mendoj se opinionet e zotit Nura nuk qëndrojnë dhe këtë do t’i bazoj me disa krahasime që i kam bërë pushteteve të kohës së Nures dhe këtij të tanishmit duke mos qenë prokuror i të kaluarit e as avokat i tanishmit. Mirëpo duhet cekur që në fillimi së ka diçka që na bashkon mu edhe Nuren e ajo është nevoja imediate për një stacion të autobusave pasi që deri vonë mjetet të transportit të udhëtarëve është dashur të parkohen në skaj rrugëve, dhe si pasoj e kësaj mungese shumë qytetar kanë pasur telashe të shumta dhe kanë qenë të rrezikuara nga automjetet e ndryshme në qarkullim.

Ku ishit atëherë?

Qysh është e mundur që diçka që në kohën e juaj për 8 vjet pushtet nuk e keni realizuar tash po i propozoni dikuj ndërtimin e stacionit të autobusëve me mjete vetanake të komunës. Pse nuk e realizuat ju këtë projekt kur dihet mirë filli që keni pas mundësi buxhetore edhe ligjore. Pra ku ishit per tetë vite?

Tjetri propozim më të cilin unë nuk pajtoj me juve është ai që komuna të themeloj një ndërmarrje publike për jetësimin dhe mbirmbajtje e këtij projekti (stacionin e Autobusave), kur kihet parasysh performanca mjaft e dobët dhe bordet politike të këtyre ndërmarrje të cilat nuk janë treguar të suksesshme në të kaluarën.

Për me konstatue që z.Nura nuk ka qenë parimor në opinion e tij, duhet ndal të vlerësimi prej 25 mijë euro për ari të kësaj parcelle qysh e ka vlrësuar ai.

Z.Nura a ka qenë e njëjta vlerë edhe për parcellat afër stacionit të policisë dhe treguat të qytetit të cilat janë thuajse të ngjitura nga prona në fjalë. A keni marr inetresë të komunës konform asaj vlere.

Jo zotri Nura unë sipas njoftimeve të mija procesin e dhënjës së atyre pronave është duke u marr njësia për krime ekonomike që unë nuk e prejudikoj epilogun. Ndërsa sa i përket dhënies në shfrytëzim për një afat kohor prej 20 deri 25 vite edhe këtë variant na si asamble e kemi praktiku por që e njëjta nuk ka zgjuar interesim te investuesit potencial. Duke u gjendur në këtë situatë na jemi detyruar ta shfuqizomë dhe ta sjellim një vendim të ri për 99 vite dhe gjithë kjo ka ndodh konform ligjit dhe normava në fuqi që rregullojnë këtë fushë, Dhe duke parë të gjitha këto përpjekje që janë bërë nga komuna për të gjeture një zgjedhje të qëndrueshme unë shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi ofertues serioz me oferta të qëndrueshme për realizimin e këtij projekti, i cili pos që do të lehtësoj qarkullimin udhëtarve njihëri do të hap edhe vende të reja të punës gjë që për mua kjo do të thotë shumë pasi që do të ndal emigrimin e të rinjve si nevojë urgjente.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT