Këshilltari i Osmanit: Ambasada në Jerusalem është bërë me dekret të ish-Presidentit Thaçi

Këshilltar i Vjosa Osmaniit, Bekim Kupina, është deklaruar se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është bërë me dekret të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërëme dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka shkruar Kupina.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT