Këshillëtarët shqiptarë e boshnjakë votuan kundër buxhetit të komunës Mitrovica- Veri

Këshillëtarët sgqiptar dhe boshnjak në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë votuar kundër buxhetit të kësaj komune, pasi ai është diskriminues për shqiptarët.
“Ne këshillëtarët komunalë nga radhët e shqiptarëve (PDK, AAK dhe LDK) si dhe një këshillëtar nga radhet e komunitetit boshnjak njëzëri kemi marr qëndrim dhe kemi votuar kundër buxhetit komunal Mitrovica-veri, pasi ky buxhet i diskriminon komunitetet tjera pothuajse në secilin institucion që vepron në këtë komunë. ” ka thënë zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Emir Azemi.
Sipas tij ky veprim është ndërmarr nga fakti se në secilin institucion janë të punësuar vetëm pjesëtarë të komunitetit serb duke filluar nga shendetësia, arsimi, zjarrfikësit, Qendra sociale e shume institucione tjera publike. Azemi duke bartur qëndrimin e këshillëtarëve shqiptarë e boshnjakë thekson se
”Ne si këshillëtarë komunal kerkojmë nga institucionet qendrore që sa më parë t’iu bëjnë të qartë strukturave lokale në veri të Mitrovicës dhe e komunave tjera veriore që koha e institucioneve njëetnike ka kaluar dhe këto institucione duhet të jenë patjetër shumë etnike e në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në këtë pjesë të vendit.
“Vetëm me institucione efikase, të qëndrueshme, shumëetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve garantohet paqja, toleranca dhe bashkjetesa në secilën pjesë të vendit tonë” ka thënë ai.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT