Pikat e zeza të njohura si komedone jane papastërti që nëse infektohen kthehen në akne. Prandaj është shumë i rëndësishëm pastrimi i përditshëm i fytyrës.
Shkaqet e shfaqjes së tyre janë të shumta, keqyshqyerja, konsumimi i ushqimeve me yndyrë apo sheqer, duhani, smogu, por edhe çrregullimi hormonal.
Hapi i parë është heqja e grimit në thellësi. Ndoshta disa prej nesh nuk e dinë që make-up nuk hiqet vetëm me larje. Grimi dhe kremi pudër gjithnjë duhet të pastrohen më parë me qumësht specifik dhe më pas lajeni fytyrën normalisht. Lënia e kremit pudër tërë natën në lëkurën tuaj është një nga shkaqet e shfaqjes së pikave të zeza, pasi poret nuk marrin ajër. Në fakt përdorimi i kremit pudër nuk këshillohet pasi ai bllokon poret.
Pikat e zeza janë të pranishme tek lëkurat me yndyrë e me pore të mëdha, megjithatë lajmi i mirë është se femrat që kanë lëkurë të yndyrshme plaken më ngadalë.
E bardha e vezës për pikat e zeza
Lani më parë fytyrën, përhapeni të bardhën e vezës në fytyrë. Pasi të jetë tharë shtresa e parë, veproni në të njëjtën mënyrë duke vendosur shtresën e dytë sipër të parës. Lëreni të thahet plotësisht për 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Do të vini re një shkëlqim dhe pastrim të lëkurës suaj.
Si t’i parandalojmë pikat e zeza:
Vendosni sa më pak krem pudër
Nëse keni flokë të yndyrshëm duhet që ta ndryshoni shpesh këllëfin e jastëkut pasi ai mund të jetë një nga arsyet e akneve në fytyrën tuaj.
Lajeni fytyrën me uthull molle
Një herë në dy javë mund të bëni dhe avull fytyre për të larguar të gjitha papastërtitë
Bëni një herë në javë maskë me domate të freskëta për të larguar yndyrën e tepërt
Kombinoni mjaltin, lëngun e limonit dhe shtoni sheqer. Fërkojeni lëkurën me kujdes dhe lëreni për 10-15 minuta dhe më pas shplajeni me ujë të ngrohtë. Lëngu i limonit shkëlqen fytyrën tuaj, ndërsa sheqeri e pastron atë në thellësi.
Konsumoni 6-8 gota ujë në ditë
Lagni një pambuk me lëng limoni dhe aplikojeni tek pikat e zeza
Maska magjike për pikat e zeza… shkumë sapuni me kripë
Në një gotë me shkumë sapuni hidhni një lugë çaji kripë. Bëjeni këtë për një javë dhe do shihni rezultate magjike.
Përgatisni një pastë me një lugë gjelle lëng limoni dhe një gjelle kanellë. Aplikojeni në zonat ku ndodhen pikat e zeza dhe lëreni për tërë natën. Shplajeni në mëngjes….
Mjaltë me kanellë
Një lugë gjelle mjalt shtojini një lugë gjelle kanellë dhe aplikojeni në fytyrë. Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë deri sa t’ju pastrohet fytyra.
Dieta për pikat e zeza
Ndiqni një dietë që përmban pak karbohidrate dhe ushqime të gatshme dhe gjysmë të gatshme. Konsumoni më shumë ushqime natyrale si fruta, perime, arra, bajame, fara, fasule. Evitoni me çdo kusht ushqimet që përmbajnë sheqer apo dhe pijet me gaz si sprite sodat coca-cola, ëmbësirat, alkoolin, ushqimet e skuqura apo ato me shumë yndyrë. Bëjeni zakon pirjen e 2 litrave ujë në ditë pasi e ndihmon organizmin tuaj të nxjerrë jashtë papastërtitë, por edhe hidraton lëkurën. Mbajeni këtë regjim për të paktën një muaj dhe do të shihni rezultatet jo vetëm në fytyrë por edhe në mbarë shëndetin.