Mes dhimbjes së madhe për humbjen e prindërve dhe gjyshes, djali i Afrim dhe Ferdinaze Halitit  nga Gjilani hedh dyshime për vdekjen e tyre.

Atë dhe familjarë të tjerë të tyre nuk i bind versoni se helmimi ka ndodhur nga kërpudhat. Kjo për faktin se familjes i ka ngordhur dhe qeni.

“Ndjekja ka filluar nga policia, mjekësia ligjore besoj që ka me e thënë fjalën e  vet. Mua më shqetëson pse ka ngordhur qeni, ai nuk konsumon ushqim që hamë ne. Është shumë e dyshimtë. Ne nuk dimë qe qeni konsumon kërpurdha. Ata mbledhin kërpurdha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpurdhat se është rritur në fshat” thotë djali.

“Familja ka qenë në shtëpi të vet, janë shtetas të Shqipërisë. Qeni ka ngordhur dhe ne nuk dimë se ai konsumon kërpudha, ka ushqimin e vet. Ata kanë mbledhur gjithmonë kërpudha. Ne presim mjekësinë ligjore. Ndjekja penale do të vazhdojë, është rast i dyshimtë. Neglizhenca e kujdesit mjekësor parësor në Gjirin e Lalëzit ka qenë shumë e madhe, kjo ka vazhduar edhe në Tiramë. Kërkojmë hetimin e rastit në detaje. Nuk dimë që qeni konsumon kërpudha” thotë një tjetër familjar.