Kërkohet ndihmë urgjente për 20 vjeçarin nga Drenasi, është diagnostikuar me leukemi akute

Mirsad Musaj Leku, 20 vjeçar nga Komuna e Drenasit është diagnostikuar me leukemi akute dhe për shërimin e tij jashtë vendit i duhen 80 mijë euro.

Motra e Mirsadit, Mirlinda Leku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vëllanë e saj e kanë nisur me emergjencë për në shtetin turk për tu trajtuar, mirëpo siç tha ajo, Mirsadit i duhen një shumë e madhe parash që të trajtohet atje.

“Mirsadi vuan nga leukemia akute. Sot e kanë nisur me emergjencë për në Turqi. I duhen 80 mijë euro për shërim”, ka thënë ajo.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Mirsadin mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari bankare për transferë brenda Kosovës: 20-24-0001878086-56, si dhe për transferë jashtë vendit: XK 05 20-24-0001878086-56. Gjithashtu mund të kontaktoni dhe në këtë numër telefoni: 048/810-235.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT