Kërkohet mbrojtja e investimeve të diasporës

Ministri i Diasporës, Valon Murati, sot priti ambasadorin britanik në Prishtinë, Ruairí O’Connell, të cilin e njohu me objektivat dhe prioritetet e Ministrisë së Diasporës.

Murati, njofton kumtesa partiake, potencoi mësimin plotësues të gjuhës shqipe, procesin e regjistrimit të diasporës, si dhe tërheqjen e investimeve nga diaspora, projekte këto shumë të rëndësishme, transmeton Koha.net.

Ministri i Diasporës i theksoi se po bëhen përpjekje që bizneseve nga diaspora t’u krijohen kushte për të investuar në Kosovë dhe që të mbrohen ligjërisht investimet e tyre.

Ambasadori britanik, O’Connell, e falënderoi ministrin Murati për pritjen, përderisa shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në realizimin e projekteve për diasporën, duke thënë se përkrahja nga shteti britanik nuk do të mungojë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT