Enrik Mehmeti është një prej shumë gazetarëve që e kanë ndjekur në terren situatën dramatike të familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Por ndërsa historitë e dhimbshme janë të shumta, ai ka prekur së fundi me një postim që përcjell me pak fjalë tragjedinë e atyre që humbën gjithshka.

Mehmeti publikoi fjalët e një djali të vogël që nga tërmeti ka humbur shtëpinë e çdo gjë tjetër. “Do më bësh dhe mua një foto se s’kam më asnjë” ishte kërkesa e vogëlushit nga Thumana.

“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë?” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana, i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morën jetën shumë njerëzve.

”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju”. Pasi i bëra disa foto ia kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…

Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…

Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush…!