Kërcënohet Shpend Ahmeti, policia po merret me rastin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se ka marrë një kërcënim serioz gjatë ditës së sotme.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka mësuar se ky rast po konsiderohet si serioz, prandaj edhe është duke u marrë Policia e Kosovës.

E gjithë kjo dyshohet se ka ardhur pasi i pari i Prishtinës e ka anuluar një takim me një person në momentet e fundit.

Kjo duket se ka hidhëruar personin në fjalë, i cili pastaj edhe ka kërcënuar kryetarin përmes internetit.

“Një person fillimisht kishte lënë termin me kryetarin Shpend Ahmeti, ndërsa më pastaj ky i fundit nuk e ka pranuar dhe si pasojë i dyshimti e ka kanosur përmes internetit…”, ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti brenda komunës.

E siç mëson Agjencia e Lajmeve FaktePlus nga burimet e veta, kërcënimi po konsiderohet si serioz nga autoritetet e rendit, prandaj edhe njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.

Sipas burimeve, njësitet policore meqë e kanë të njohur personin që bëri kërcënimin, tani janë duke u munduar ta gjejnë atë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje nga Komuna dhe Policia për gjithë këtë rast./Front Online/