Doktori i njohur, Lul Raka sonte është kërcënuar me jëtë nga një qytetar,shkruan IndeksOnline.

Madje, atij po i rrezikohet edhe jeta e familjarëve.

Raka ka shpërndarë një fotografi si dëshmi në rrjetin social “Facebook” ku një person e ka kërcërnuar se do ta “kall me krejt familjen”.

“O maxhup me bo me na shti karantinë omët at kall perse xhalli me krejt familjen”, i ka shkruar qytetari Rakës.

Nga këto fjalë nënkuptohet se Raka është kërcënuar nëse rekomandon që ndonjë qytet të hyj në karantinë për shkak të rritjes të rasteve të reja me koronavirus./IdeksOnline/