Kërcënimi ndaj kandidatit të PD: Ke tri ditë kohë për t’u tërhequr. Policia nis hetimet

Policia e Pogradecit ka nisur procedimin pa autorë pas mesazhit kërcënues në adresë të kandidatit të djathtë në bashkinë e Pogradecit, Eduard Kapri. Sipas policisë, nisja e procedimit vjen pas denoncimit të vetë Kaprit për një mesazh të ardhur në celularin e tij më 10 qershor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

“Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet për Pogradecin, Eduart Kapri, ka marrë një mesazh kërcënues, të tipit mafioz, ku i kërkohet të tërhiqet për tre ditë nga gara, në të kundërt ai do të ketë pasoja të rënda. Eduart Kapri garon përballë kandidatit të Ilir Metës. Ky kërcënim brutal, kriminal, i paprecedentë, vjen 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën kur të gjithë të dhënat flasin për një fitore të padiskutueshme të Eduart Kaprit në Pogradec”, denoncoi ditën e sotme kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT