Kërcënimet ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj, reagon edhe Organizata Joqeveritare “Iniciativa Qytetare Skenderaj”

Pas kërcënimeve që i janë bërë korrespondentit të gazetës “Zëri”, Kajtaz Gecaj nga ana e zëdhënësit të komunës dhe drejtorit për Kulturë Rini e Sport, Ramiz Shala, ka regauar edhe Organizata Joqeveritare “Iniciativa Qytetare Skenderaj”, shkruan DrenicaPress

Kjo organizatë u kjuton të gjithë zyrtarëve të tjerë publik, se nëse nuk duan që t;u përmendet emri nëpër gazeta, portale apo mediume në përgjithësi, le t’i lëshojnë pozitat publike dhe t’i përkushtohen jetës private, pasi secili zyratrë publik, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike,politike,fetare e gjinore, gjithmonë do të jetë objekt i mediave dhe organizatave të Shoqërisë Civile, sepse ato vazhdimisht janë në kërkim të informacionit të drejtë dhe të saktë e kërkimit të llogaridhëniës për secilin zyrtar që paguhet nga taksat e qytetarëve.

Lexojeni të plotë reagimin e Organizatws Joqeveritare “Iniciativa Qytetare Skenderaj”:

Pas kërcënimeve që i janë bërë korrespondentit të gazetës “Zëri”, z. Kajtaz Gecaj nga ana e zëdhënësit të komunës dhe drejtorit për Kulturë Rini e Sport, z. Ramiz Shala

Reagim Publik
Me anë të këtij reagimi Organizata Joqeveritare “Iniciativa Qytetare Skenderaj”(IQS),dënon ashpër kërcënimet që i janë bërë sot gazetarit Kajtaz Gecaj, nga ana e Drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe njëkohësisht zëdhënësit të Komunës së Skenderajt,z.Ramiz Shala.
IQS i kujton z. Shala dhe gjithë zyrtarëve të tjerë publik, se nëse nuk duan që t;u përmendet emri nëpër gazeta, portale apo mediume në përgjithësi, le t’i lëshojnë pozitat publike dhe t’i përkushtohen jetës private, pasi secili zyratrë publik, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike,politike,fetare e gjinore, gjithmonë do të jetë objekt i mediave dhe organizatave të Shoqërisë Civile, sepse ato vazhdimisht janë në kërkim të informacionit të drejtë dhe të saktë e kërkimit të llogaridhëniës për secilin zyrtar që paguhet nga taksat e qytetarëve.
IQS, poashtu i kujton z. Shala por edhe zyrtarëve tjerë, se fjala e lirë dhe kërkimi i së vërtetës nga ana e gazetarëve shpesh merr kahje të një informacioni të shtrembër dhe të pasaktë,mirëpo ekzistojnë rrugë ligjore për ta sqaruar opinionin, dhe këto kanale zyrtare i shfrytëzoi edhe IQS vetëm një ditë më parë kur u dha një informacion i pas saktë nga po i njëjti gazetar.
Gjuha e sulmeve verbale e fizike, kërcënimeve të vrazhda e primitive i takojnë një periudhe të kaluar, dhe një regjimi krejt tjetër ndaj të cilit luftoi edhe eprori aktual i z. Shala.
IQS vazhdon të jetë e perkushtuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, me një pushtet lokal të hapur,retroaktiv dhe transparent ndaj qytetarit, andaj kërcënimin me sulm fizik ndaj fjalës së lirë e konsideron të papranueshëm dhe të rrezikshëm në rrugën emancipuese të shoqërisë sonë.

Skenderaj,19 dhjetor 2019 Stafi i OJQ IQS
Milazim Mustafaj
Drejtor ekzekutiv