Keni problem me bateri? Fshini menjëherë këtë aplikacion

Rreth tri vite e gjysmë më parë, u raportua se aplikacioni “Facebook” ishte përgjegjës për harxhimin e baterisë në pajisjet me platformë iOS. Vitin e kaluar, rrjeti social “Facebook” pranoi këtë dhe tha se një version i përditësuar i aplikacionit do t’ju ndihmojë që të limitoni këtë problem.

Por, sot duket që edhe përdoruesit e platformës “Android” janë duke pasur probleme të tilla me bateri që vijnë menjëherë pasi të instaloni aplikacionin “Facebook” në telefonin tuaj të mençur.

“Tech World Zone” së fundmi ka kryer një testim në telefonin e mençur Nexus 6P duke e fshirë Facebook-un dhe duke përdorur në vend të tij aplikacionin Metal, që është një zëvendësues i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter.

Rezultati i këtij testimi shfaqi për një javë se fshirja e aplikacionit Facebook ka bërë që telefoni të ketë 20 për qind më shumë bateri për çdo ditë. Përveç se rregullon problemin për shpenzim të shpejtë të baterisë, fshirja e aplikacionit mund të përmirësojë gjithashtu edhe performancën e një telefoni me platformë Android.

Edhe pse statistikat e baterisë në Android nuk shfaqin diçka negative rreth sasisë së energjisë së përdorur për të shfrytëzuar rrjetin social Facebook, aplikacioni vazhdon të funksionojë në prapavijë edhe gjatë kohës kur ju nuk jeni duke e përdorur telefonin. Diçka e tillë ndodhë në mënyrë që Facebook të hapet shpejtë në momentin kur ju dëshironi dhe që të sjellë në kohë reale njoftimet.

Për këtë ka reaguar së fundmi edhe gjiganti teknologjik duke thënë se i ka vërejtur problemet në performancë në disa telefona dhe tableta me platformë Android që kanë pasur të instaluar aplikacionin, megjithëse problemi me bateri nuk është përmendur fare nga kompania.

“Ne kemi dëgjuar për disa raporte nga disa njerëz rreth problemeve me shpejtësi nga aplikacioni jonë në Android. Ne jemi duke e hetuar këtë dhe do iu njoftojmë sa më shpejtë që është e mundur. Ne jemi të fokusuar në rregullimin e këtyre problemeve”, tha një zëdhënës i rrjetit social.

Nëse gjithsesi ju duhet të keni jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj në nivel të lartë dhe qasje në Facebook, atëherë ju mund të fshini aplikacionin dhe të hapni rrjetin social duke përdorur shfletuesin në pajisjen tuaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT