Ajo është ndër këngëtaret më të mira të momentit!Flasim për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha e cila po shijon suksesin e saj në muzikë.
Ndonëse koncertet e saj janë të shumta nëpër shtete të ndryshme, duke i siguaruar asaj edhe të ardhura të majme, nëna e saj punon shitëse në një dyqan make up-i në New York.Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.
“Sakes Fifth Avanue NYC’ po bën hapjen e madhe të departamentit të kozmetikës. Arsyeja që po ja u them këtë gjë është sepse nëna ime punon si shitëse në Bobbi Brown. Kështu që shkoni dhe përshëndeteni…por mos e përndiqni atë”, ka shkruar këngëtarja e famshme.Gjithashtu ajo ka kërkuar nga fansat që ta përqafojnë nënën e saj si dhe t’i thonë të transferohet në Los Angeles për të jetuar me të.
Kujtojmë se mbrëmë është mbajtur “Billboard Music Awards” 2018 në Los Angeles, ku mori pjesë dhe Bebe Rexha e cila u shfaq e veshur me fustan ngjyrë të zi, të gjatë, i dizejnuar nga Christian Siriano, i cili kapte çmimin prej 6510 dollarësh.Përveç kësaj, Bebe Rexha u pa edhe në krahët e Dua Lipas, duke treguar një herë e mirë se ato kanë një raport të mirë mes vete, pasi në media kohë më parë është komentuar se nuk flasin me njëra-tjetrën.