Këngë, valle e poezi për 28 Nëntorin në Stamboll (Foto)

Me një program festiv të pasur me poezi, këngë e valle, Unioni Studentor Shqiptar në Stamboll sonte organizoi program festiv për 104 vjetorin e shtetit Shqiptarë.

Studentët shqiptarë të cilët vijojnë studimet në Stamboll, përmes një mesazhi, urojnë gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

“Urime Pavarësia gjithë shqiptarëve me shpresë për rilindje të vërtetë të popullit shqiptarë, që kështu më në fund edhe ne si komb të prodhojë elita politike, ekonomike, kulturore të përgjegjshme, dhe të krijojmë sistem të tillë shoqërorë ku antivlerat nuk do të vijnë më në shprehje, dhe se vlerat e mirëfillta, dituria, profesionalizmi, bashkëpunimi e koherenca do të jenë virtytet që do të identifikohemi si popull! Nga Stambolli lindi rilindja kombëtare, po nga Stambolli bijtë dhe bijat shqiptarë që po zhvillohen e profesionaluzohen do ta bëjnë rilindjen e vlerave në shoqërit tona”, shkruan në mesazhin e Unionit të Studentëve Shqiptarë në Stamboll. /shenja/

2

4

1

3

- Advertisement -

MË TË FUNDIT