Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, kanë arritur fitoret e parë në vitin 2015, në kuadër të xhiros së 20 të Bundeligës.
Dortmundi që po lufton për mbijetesë, mposhti në udhëtim Freibuergin, me rezultat 0:3, ndërsa Bayerni fitoi në Stuttgart, me rezultat 0:2.
Reus me një gol dhe Aubameyang me dy, ishin realizatorët në fitoren e shpresës për Dortmundin.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Bayern Munchen, në shtëpinë e Stuttgartit, me rezultat 0:2. Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së Guardiolas në vitin 2015.
Arjen Robben dhe mbrojtësi Alaba, ishin realizatorët.
Bayerni vazhdon të kryesojë në Bundesligë me 49 pikë, ndërsa ngjitet për dy pozita, duke u renditur tani në vendin e 16 me 19 pikë.
- Advertisement -