Kelmendi: Emrin Selim e me procedu ligjin e martesave të gjinisë së njejtë, nuk shkon

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj ministrit të drejtësisë Selim Selimi lidhur me projektligjin për martesat e gjinisësë njejtë.

Kryetari Kelmendi ka shkruar:

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka deklaruar se është duke përfunduar procedurat për Kodin Civil ku parashihet martesa mes gjinisë së njejtë. Ky ministër e ka një emër shumë të mirë me bazë islame. Por ky ministër po shkelë mbi parimet islame, po shkelë mbi traditën shqiptare. Po ky ministër paska vendosë me korritë edhe veten, edhe emrin edhe shtetin. Po ku bon bre ministër me u martu burri me burrë, e gruaja me gru. A nuk po të mjafton ministër që ka ra nataliteti në Kosovë, tash po don edhe ma shumë me shkatërru familjen kosovare.
O Ramush Haradinaj, a po e din çka po bon ky ministri yt, Selimi?
Nëse ke pak xhelozi për traditën shqiptare, ndale këtë ministrin tënd se po don me shkatërru këtë vend. Nëse ti Ramush nuk e ndalë këtë ministër, atëherë edhe ti je përgjegjës për këto martesa dhe për shkatërrimin e popullatës.
Edhe Hashimi, edhe Albini iu kanë dhënë hapësirë dhe promovim shumë të madh këtyre mes të njejtës gjini.
Ramush, mos u bën si Hashimi e Albini, trego burrëri , trego vendosmëri dhe mos e lejo këtë ministrin tënd të na shkatërroj familjen dhe shtetin tonë që është i ngritur mbi themelet e ujitura me gjakun e dëshmorëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT