Aktivistë të lëvizjes patriotike djemtë e Labërisë dogjën në Këlcyrë të ashtuquajturin flamurin e Vorio-Epirit, ndërsa kërkuan reagimin e institucioneve shqiptare kundër memorialëve greke në jug të vendit! Ata paralajmëruan protestë kundër konsullatës në Gjirokastër pasi sipas tyre u bën padrejtësi shqiptarëve.

I ashtuquajturi flamuri i Vorio-Epirit u dogj në një protestë të lëvizjes patriotikë “Djemtë e Labërisë”, pranë varrezave të Këlcyrës ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke.

Me flamujt kombëtarë në duar e veshje kuqezi, aktivistë të lëvizjes i kërkuan autoriteteve shqiptare të reagojnë për memorialet e ushtrisë greke në Jug të Shqipërisë!

Kërkuan heqjen në Qafën e Kiçokut të lapidarit për gjeneralin Dhimitris Kalsas.

Ndërsa më 17 qershor paralajmëruan protesta kundër konsullit grek në Gjirokastër, ku do të kërkojnë përjashtimin e konsullit.

Shqipëria dhe Greqia kanë një marrëveshje për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën e dytë botërore, por pretendimet e ekstremistëve dhe reagimet e tyre brenda territorit shqiptare kanë qenë në vazhdimësi provokuese!