Kek me luleshtrydhe

Meqenëse luleshtrydhet kanë tejmbushur tregun e frutave, mund t’i shfrytëzoni edhe për të bërë ëmbëlsira. Ky kek është fare i thjeshtë për t’u përgatitur por shija do të jetë e ndryshme nga ajo me të cilën jeni mësuar.

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
80g gjalpë • 180g miell • 8g sodë për ëmbëlsira • 1/3 lugë kafeje kripë • 150g sheqer • 1 kokërr vezë • 130ml qumësht • 1 bustinë vanilje • `250-300g luleshtrydhe

Përgatitja:
1.Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180°.
2.Në një tas, rrahim gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik për tre minuta. Shtojmë vezën dhe më pas qumështin pa e fikur rrahësin elektrik. Hedhim kripën dhe vaniljen, ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet një site, shtojmë miellin me sodën. Hedhim brumin te tava e veshur me letër furre, vëmë sipër luleshtrydhe të ndara në mes pa i ngjeshur në brumë.
3.E pjekim kekun në furrë për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati. E lëmë të pushojë për dhjetë minuta në tavë, pastaj e vendosim mbi një grilë që të ftohet. Në rast të kundërt, keku do të mbetet i lagësht poshtë. Keku ka shije më të mire nëse konsumohet të nesërmen. Ai është një ushqim mjaft i mirë për mëngjes, por edhe një ëmbëlsirë fantastike nëse shoqërohet me pak akullore me vanilje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT