Kek me karota

Përbërësit

3 karota mesatare
3 vezë
¾ e një filxhani me vaj vegjetal
2 filxhanë miell
1 filxhan e gjysmë sheqer
Gjysmë lugë kafeje sodë buke

Për kremin

1 filxhan sheqer

1 filxhan kakao

1 çerek filxhani qumësht

50 gram qumësht

Përgatitja e kekut

Qërojmë karotat dhe i hedhim në mikser, shtojmë vezët dhe vajin. I përziejmë për 5 minuta. Në një tenxhere përziejmë miell, sheqer dhe sodë buke. Shtojmë purenë e karotës mbi miell dhe e përziejmë. E hedhim masën në një tavë dhe e pjekim për 45 minuta në temperaturë 180 gradë.

Përgatitja e kremit kakao

Përziejmë sheqerin, kakaon, qumështin dhe gjalpin në një tigan deri sa masa të trashet. Kur fillon të vlojë, e heqim dhe e lëmë të ftohet pas. Më pas e hedhim mbi kekun e përgatitur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT