KEDS ua ndali rrymën, familjarët e heroit nga Drenica: A jeni more budallë, është turp për juve!

Familjarët e heroit Ismet H.Rrahmani në Aqarevë të Drenicës, janë ankuar për ndërprerje të energjisë elektrike. Në një shkrim të publikuar në Facebook, kjo familje ka thënë se qeveritë e deritanishme të Kosovës ua kanë paguar rrymën serbëve në veri, derisa të njëjtën nuk e kanë bërë për familjarët e heronjve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Familja Rrahmani ka lutur institucionet komunale të Skenderajt, Qeverinë dhe KEDS-in, që të zgjedhin një herë e përgjithmonë këtë çështjëe.

Reagimi i tyre i plotë:

KEDS-i nga Turqia, njësia e Skenderajt me zaptitë e saj, paska zbrit në Luginë te Kulla e Heroit Ismet H.Rrahmani në Aqarevë të Drenicës, e ndërtuar nga MKRS-ja, i cili u shkri për shkollën shqipe dhe luftën për liri dhe ia ka ndal rrymën Kullës së ndërtuar mbi gjakun e tij.

Republika jonë, vend i çudirave, qe 20 vjet ua paguani rrymën serbëve në veri të Kosovës, të cilët kanë vrarë, kanë dhunuar, kanë djeg, kanë plaçkit popullin tonë dhe Kosovën tonë, dhe sot po e sfidojnë Republikën tonë.

E kullave të heronjve, që dhanë gjakun për lirinë tonë, si Ismet H.Rrahmani, Ilaz Kodra, kullat e tyre, që janë ndërtuar në mënyrë institucionale, e kurrë mu kujdes për to institucionet, vetëm ne familjarët, tash edhe rrymën ua ndalni, a jeni more budalla ju, a çka a puna juaj, serbëve u paguajnë rrymën Qeveritë tona qe 20 vjet, e Kullave të Dëshmorëve s’keni mundësi me ua pagu a?

Me ligj të veçantë mu zgjidh ky problem, e KEDS-i i Turqisë që u ardh me fitu e nuk i kërset, ua ndal rrymën, a e dini pse? Sepse ju nuk dini çka dmth me pas dëshmorë, a me pas kullë me plot histori, ata burra kanë ra për këtë dhe, dhe për këtë Kosovë, në të cilën byryteni ju që 20 vjet, pa dallime politike, duke ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës, se po që nuk u interesove vet, me nga shumë ditë e natë, me ruajt vlerat e shenjta të gjakut për liri, nuk të njeh se kush ka qenë dhe kush u shkri për këtë vend.

Ju lus shumë njerëzisht institucioneve komunale të Skenderajt, Qeverisë, MKRS-së, Departamenti i Trashëgimisë, merruni me këtë çështje shumë serioze dhe shumë të ndjeshme dhe zgjidheni ketë problem një herë e përgjithmonë, se për zotin është turp për juve.

Kjo nuk është shtëpi private, me apo pa juve rryma ka mu lëshu, veç nëse i merrni edhe shtyllat me veti, i çoni në Skenderaj, tjera herë kur te nisen për aty mendoni mirë që Heroi Ismet H.Rrahmani e ka ujitur atë vend me gjakun e tij.