KB Peja është fitues i finales “IPKO Kupa e Kosovës”

KB Peja është fituese e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll pas triumfit 70:66 përballë Sigal Prishtinës në finalen e zhvilluar në Therandë.
Skuadra Pejane e misi në mënyrë të mirë ndeshjen, e cila ishte në avantazh 23:10.
Çereku i dytë, kaloi në baraspeshë, ku Sigal Prishtina fitoi me një pikë epërsi 19:18.
Skuadra nga kryeqyteti arriti  ta ngushtoi epërsinë në çerekun e tretë, duke e fituar me 6 pikë epërsi, derisa rezultati figuronte 58:50.
Kurse çereku i katërt, dhuroi spektakël në sallën “13 Qershori” në Suharekë, Sigal Prishtina arriti ta ngushtoi epërsinë deri në 1 pikë, por pejanët u mbajtën si “burrat”, për të fituar Kupën.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT