‘Kaubojsi’ në Kuvend me “Range Rover”

Deputeti më i ri i Kuvendit Eduart Ndocaj ka braktisur automjetin e tij të famshëm “Mercedez”, që është e njëjta makinë e përdorur nga aktori i Hollivudit Al Pacino, në filmin “Padrinoja”.
Në ditën e tretë në Kuvend si deputet i qarkut të Lezhës, Ndocaj i njohur ndryshe edhe si deputeti “kaubojs” është parë të vijë me një fuoristratë të bardhë “Range Rover”.

Nuk dihet nëse deputeti e ka pasur këtë makinë, apo është një makinë e blerë pasi u bë deputet, për t’iu përshtatur sadopak trendit të automjeteve të politikanëve shqiptarë.

Pak ditë më parë Ndocaj tregoi historinë e “Mercedez”’it klasik, që e kishte blerë në Itali vite më parë si pjesë e një koleksioni privat. Ajo ishte përdorur në pjesën e filmit kur Al Pacino shkon të takojë Papën./shekulli/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT