Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Bardh i Madh – Drenas apo tek vendi i njohur si “Guri i Plakës”.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.