Katër shkolla të Drenasit nuk nisin mësimin më 1 shtator

    1 shtatori erdhi, shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës do t’i hapin dyert për nxënësit.

    Pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të filloj procesi i rregullt mësimorë. Janë gjithsej 6 shkolla, 4 në komunën e Drenasit, një në komunën e Pejës dhe 1 në komunën e Kaçanikut, të cilat ende janë në renovim e sipër dhe nuk do të kenë mundësi të fillojnë mësimin ditën e nesërme.

    Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Azem Guri, ditë më parë theksoj se këto shkolla janë ende duke u rinovuar dhe se shpresojmë se gjatë javës së parë të shtatorit do të përfundojnë këto renovime, dhe se ditët e humbura do të kompensohen, në bazë të një plani që e bëjnë drejtorit komunale të Arsimit.

    Zëdhënësit i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, njoftoj për Drenica Press se në komunën e Drenasit janë gjithsej 4 shkolla të cilat ende janë në renovim e sipër, renovimi i këtyre objekteve shkollore pritet të përfundoj së shpejti dhe të fillojë procesi i rregullt mësimorë.  

    Shkollat, në komunës së Drenasit të cilat janë në renovim e sipër, dhe që do të filloj procesi mësimorë me vonesë janë: Shkolla fillore në Komoran, shkolla fillore në Kizhnarek, shkolla fillore në Korroticë të Lartë, dhe shkolla fillore në Gllobar. /drenicapress/