Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje që ka ndodhur në Mitrovicë mes disa personave, raporton Front Online.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, tha ai.

Ai tha se Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Sonte rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit jan dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Njësite përkatëse policore jan duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Zhiti për Front Online.