Katër minuta pas kthimit të ligës gjermane, lojtari ndëshkohet me të kuq

Mbrojtësi i SV Sandhausen e mori vëmendjen e tifozëve të futbollit duke u bërë lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq pas kthimit të futbollit gjerman, pasi që zgjati vetëm katër minuta lojë.

Tifozët e futbollit kudo në botë kanë qenë të emocionuar për kthimin e Bundesligës dhe Bundesligës 2 këtë fundjavë, pasi që Gjermania u bë vendi i parë i madh në botë që vendosi për rinisjen e futbollit, pas krizës së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Diekmeierit nuk i shkroi kthimi në futboll ashtu siç e kishte planifikuar, pasi që 30-vjeçari zgjati në fushën e lojës vetëm pesë minuta, para se të ndëshkohej me të kuq për një ndërhyrje në zonë ndaj sulmuesit të fundit.

Përveç kartonit të kuq, ekipi Sandhausen u ndëshkua me karton të kuq shkaku i asaj ndërhyrjeje dhe Erzebirge arriti të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 falë penalltisë së shënuar nga Dimitrij Nazarov.

Sandhausen u promovua në ligën e nivelit të dytë të futbollit në Gjermani për herë të parë në vitin 2012, por për momentin rrezikojnë të bien nga liga në fund të sezonit, pasi që kanë vetëm 4 pikë më shumë sesa klubet në zonën për play-offs për rënie nga liga. /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com