Katastrofa natyrore në Shkup ka shkaktuar disa viktima!

Burimet e institucioneve që janë në terren kanë konfirmuar se përmbytjet shkatërruese kanë shkaktuar viktima. Jozyrtarisht, thuhet se janë shënuar disa viktima, njofton TetovaSot.

Të njëjtat burime thonë se skena të tilla katastrofike nuk janë vërejtur ndonjëherë në Shkup.

Nga shirat që ranë intensivisht periudhë kanë shkaktuar përmbytje të madhe duke i shndërruar rrugët në lumenj, të cilat kanë marrë çdo gjë që i ka dalë para në rajonin e Shkupit.

Forca e stuhisë natyrore ishte aq i fortë se dhjetëra automjete janë bllokuar nga stuhia dhe u kapluan nga uji duke i lëvizur disa qindra metra.

Stuhia ka shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës në disa lokacione në Shkup.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT