vidç polici në podujevë

Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit.Një autobusë me targa të Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit.

Në këtë incident nuk u lëndua asnjë person.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportojet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.