Kapiteni i Monacos optimist për ndeshjen kthyese

 

Monaco u mposht nga Juventusi me rezultat minimal 1-0, me një penalti të realizuar nga Arturo Vidal.
Kapiteni i Monacos, Andrea Raggi pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij u dëmtua me penaltinë e Juventusit, por është shprehur i bindur se rezultati 1 me 0 do të kthehet në favor të ekipit të tij.
“Fauli u nis jashtë zonës. Ju mund të thoni se fauli vazhdoi brenda, por nuk ishte faul. Gjyqtari kishte pak sekonda për të vendosur”, ka thënë Raggi.
“Por e rëndësishme është se rezultati 1 me 0 mund të kthehet në shtëpi”, tha Raggi.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në stadiumin e Monacos.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT