Kapiteni i mbetet besnik Feronikelit

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, ka nënshkruar kontratë të re me KF Feronikelin.

Marrëveshja e re e mbanë kapitetnin të lidhur edhe për një sezon me skuadren nga Drenasi që këtë vit fitoi kampionitn dhe Kupën e Kosovës.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Lladrovci ma bërë të ditur vazhdimin e kontratës me klubin, duke falenderar kryesinë për këtë mundësi.

“+1 vit me Niklin, faleminderit kryesisë për sakrificen posaçërisht (Artanit dhe Tahirit) që ishin këmbëngulës që unë të vazhdoj të jem pjesë e klubit edhe për një vit”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ky është një nënshkrim shumë i rëndësishëm për kampionët pasi ditë më parë kanë vazhduar kontratat edhe me disa futbollistë të cilët barten barren kryesore gjatë sezonit që lamë pas./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT