Kapet zjarrvënësi në një veturë në Bardhosh të Prishtinës

Më 29 gusht u raportua për një veturë të djegur në Bardhosh të Prishtinës. Atëherë qe raportuar se dyshohej për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm njofton se dje ka arrestuar një mashkull, shqiptar, i cili dyshohet se më 29 gusht në Bardhosh të Prishtinës i kishte vënë zjarrin veturës së ankuesit, po ashtu shqiptar dhe shtetas i Kosovës, transmeton Koha.net.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT