Kapet tekstil i kontrabanduar me vlerë afër 7 mijë euro

Njësitë e Doganës së Kosovës në mbrëmje gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin dhe konfiskojnë një automjet, i cili ishte në posedim të mallrave të kontrabanduara.

“Njësitë e Doganës gjatë orëve të vona të natës kanë hasur në një automjet transportues të dyshimtë, i cili është ndaluar për një kontroll, ku edhe brenda tij janë gjetur mallra të kontrabanduara, me vlerë afër 7000 mijë euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar”, thuhet në njoftim të Doganës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT