Kapen duke vjedhur në depo, 5 të arrestuar – njëri i ikë policisë

Në Strazhë të Novo Bërdës janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur duke vjedhur në një depo.

Katër nga ta janë dërguar në mbajtje, kurse tjetri ka arritur të arratiset.

“Fsh. Strazhë, Novo Bërdë 21.04.2018-01:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se të njëjtit në një depo, kanë tentuar të kryejnë veprën penale vjedhje ndërsa gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë , një thikë, një fishekë, dy kaçavida dhe një palë dorëza. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset”, sqaron policia./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT