Kaos te Kombëtarja për 2 milion euro?

Shpërblimi prej 2 milionë eurosh që FSHF vendosi për skuadrën pas kualifikimit në EURO 2016 ka qenë dje temë diskutimi në mbledhjen e paradites mes ekipit dhe zyrtarëve të FSHF-së. I pranishëm ka qenë edhe presidenti i federatës, Armando Duka.

Ekipi kombëtar ka anuluar seancën stërvitore të paradites së djeshme për shkak se ka zgjatur përtej parashikimeve mbledhja mes skuadrës, De Biasit dhe presidentit Duka. Mësohet se gjithçka ka qenë gati dhe seanca duhet të kishte nisur në orën 10:30, por lojtarët dhe De Biasi nuk mundën të paraqiteshin në fushë.

Fillimisht, u fol për një mbledhje me tone të ashpra dhe për lojtarë të pakënaqur, por kapiteni Lorik Cana ka shpjeguar për “Panorama Sport” se ka qenë një çështje tërësisht proceduriale. Mbrojtësi kuqezi ka deklaruar se pjesë e premios do të bëhet edhe qeveria shqiptare, pasi, sipas tij, ka qenë vetë kryeministri Rama ai që ka ofruar mbështetje edhe sa i përket shpërblimit…

Lorik, është zhvilluar një mbledhje mes ekipit dhe drejtuesve të FSHF-së ku është diskutuar edhe për premion prej 2 milionë eurosh të vendosur nga federata. A mund të dimë se çfarë u vendos?

Po, e vërtetë, por është çështje e brendshme e ekipit dhe nuk mendoj se ia vlen të diskutohet publikisht kjo gjë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT