Kaos në shkollën fillore “Faik Konica”

Nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” kanë mbetur të ngujuar brenda klasëve si pasojë e gjendjes së tensionuar në rrugët e kryeqytetit.

Madje si pasojë e gazit lotësjellës një nxënës nga kjo shkollë është alivanosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Problematike po del të jetë situata edhe për nxënësit që vijojnë mësimet në ndërrimin e pasditës.

Ata druajnë të i’a mësyjnë shkollës për arsye të pasigurisë.

Përveç kësaj , nxënësit që kanë vijuar mësimet në ndrrimin e paraditës vazhdojnë të qëndrojnë ende brenda shkollës, duke pa mundësuar kështu futjen brenda shkollës të nxënësve tjerë.

Shkolla fillore “Faik Konica” gjendet në afërsi të rrugës në të cilën janë përplasur policia dhe protestuesit.

Pritet që situata të rregullohet pas qetësimit të situatës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT