Kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga rajoni i Drenait vizituan përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, transmeton DrenicaPress

“Bashkë me kolegët kandidatë të listës së PDK-së për Kuvendin Kosovës, takuam sot në Drenas përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si çdo herë, të gatshme për ta mbështetur PDK-në në rrugëtimin e mëtejmë, sepse askush më shumë se PDK-ja nuk ua qanë hallet dhe brengat që kanë. Programi ynë, “Rimëkëmbja” pa dyshim se ka paraparë politika të avancuara qeveritare për kategoritë e dala nga lufta”, shkraun Ferat Shala. /DrenicaPress/