Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka deklaruar se menxhmenti i Trepçës po dezinformon opinion për gjendjen në të cilen ndodhet gjigandi metalurgjik.
“Pse menaxhmenti i Trepçës po dezinformon opinion, pse nuk tregon arsyen e vërtet të futjes së Trepçës në kolaps financiar, ku i treten rezerva financiare dhe të koncentratit të cilat ishin në vlerë mbi 15 milion Euro para dy vitesh , në sa projekte pa leverdi për Trepçën investuan dhe sa mjete shpenzuan, cilat janë ekstra benifitet e këtij menaxhmenti, sa tonelata xehe – koncentrat Zn-Pb janë në stok në Trepçe , pse ka dështuar shitja e tyre dhe cila ishte leverdia e Trepçës nga shitja paraprake?”, ka thënë Kamishi.
Deputeti nga radhët e PDK-së thotë se pohimet e menaxhmenti të Trepçës për skadim të liçencës ka ardhur deri te gjendja e rëndë financiare “ishte një tentativë e paskrupullt e manipulimit të opinionin publik , sepse sipas ligjit për miniera dhe minerale neni 36, pika 4, KPMM-ja mundet – në rrethana të veçanta dhe në ushtrimin e diskresionit të tij të arsyeshëm – të vazhdojë , periudhën në fjalë për një periudhë shtesë prej tre (3) muajve. D.m.th, në rastet kur nuk refuzohet licenca aplikuesit i lejohet vazhdimi i saj edhe për tre muaj shtesë, që në rastin e Trepçës i bie se licenca është lejueshme deri me 24 prill 2015.”
Sipas Kamishit “dikush është i interesuar që me çdo kusht ta falimentoj Trepçën, kjo përshtypje të krijohet nga deklarata e menaxhmentit të Trepçës!
“Pasi që e shpëtuam Trepçën nga likuidimi–falimentimi juridik, sot si duket, dikush prapë është duke provuar që në aspektin operacional ta falimentoj Trepçën, prandaj menaxhmenti i Trepçës duhet të tregoi se përse e ka sjell Trepçën buzë kolapsi! Është një e vërtetë e madhe se Trepça është para kolapsit financiar, jo për shkak të mungese së licencës, por për shkak të keq menaxhimit!”, ka theksuar Kamishi.
- Advertisement -