Kamioni me dërrasa kalon nga Durrësi për në Bari edhe 1.6 ton drogë

Dy netë më parë u bë e ditur se nga porti i Durrësit kishte kaluar një sasi e madhe lënde narkotike. Lënda u tha se u bllokua në Bari, në momentin kur kamioni me dërrasa dhe me dru do të bënte kalimin në doganën italiane dhe më pas për të vazhduar rrugën në drejtim të Veriut të vendit, atje ku edhe ishin përcaktuar të mbërrinte malli i porositur. Policia italiane ka dalë me të dhëna konkrete pasditen e djeshme, pasi ka punuar dhe hetuar gjithë mekanizmin dhe ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona ndërsa lënda narkotike, në treg, kapte shifrat e mbi 15 milion eurosh. Mediat italiane bënë me dije se një sasi rekord droge prej 1 ton e 650 kilogramë marijuanë u sekuestruan në portin e Barit në Itali e që ishte nisur nga Shqipëria.

Sipas policisë vandase marijuana ishte fshehur në një ngarkesë drush dhe dërrasash që do të përdoreshin për ndërtim, të sistemuara në një kamion. Sipas burimeve, lënda narkotike është zbuluar nga agjentët e Guardia di Finanza në bashkëpunim me ata të doganës italiane, të cilët kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Mësohet se sasia e madhe e marijuanës kishte si destinacion rajonin verior të Lombardisë dhe nga shpërndarja e saj do të siguroheshin rreth 16 milionë euro. Sipas të dhënave të para mësohet se droga ka kaluar në Durrës e pa prekur fare nga autoritetet tona portuale.

Burimet nga ana e Policisë së Shtetit mohojnë të kenë dijeni në lidhje me kalimin e lëndës narkotike në kamionin e ngarkuar me dru dhe dërrasa si dhe me mbi 1.6 tonë drogë, por janë të dhëna jo zyrtare që flasin për dyshime në person konkret në radhët e shërbimeve përgjegjëse në portin e Durrësit. Janë ekspertët e hetimit të anti-drogës së Italisë që kanë marrë në dorë çështjen dhe që pritet shpejt të dalin edhe në konkluzione në lidhje me implikimet. Po ditën e djeshme në tjetër sasi lënde narkotike u zbuluar nga policia kufitare e Vlorës. Rreth 30 kg drogë ishin nisur drejt Italisë me një automjet karroatrec, në pronësi të shtetasit Genci Gjuzi, 42 vjeç nga Tirana. Në dyshemenë e kabinës, u zbuluan rreth 30 kg kanabis sativa e paketuar në 40 pako.

shekulli

- Advertisement -

MË TË FUNDIT