Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në afërsi të bajës së Doberqanit, raporton Front Online.

Sipas lexuesve të Front Online, të cilët kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes shihet se një kamion i ka goditur disa vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia e rajonit të Gjilanit, por deri me tani nuk dihet se a ka të lënduar, apo vetëm dëme materiale.

Gazeta Blic, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.