Kallëzim penal kundër “Vëllezërve Thaçi” dhe zyrtarëve komunal të Drenasit (VIDEO)

Anëtari i Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, Xhavit Drenori, ka bërë një kallëzim penal kundër operatorit ekonomik “Vëllezërit Thaçi”, si dhe kundër zyrtarëve komunal të Drenasit, lidhur me koncesionimin e stacionit të Autobusëve në Drenas.

Këtë kallëzim penal, Drenori e ka dorëzuar në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ditën e djeshme, më 11 qershor 2015, për shkak të mos përmbushjes së kontratës nga “Vëllezërit Thaci”, të cilët më 4 janar 2013 u shpallën fitues dhe morën në shfrytëzim Stacionin e Autobusëve në Drenas, për një përiudhë 40 vjeçare.

Ky kallëzim penal, është po ashtu edhe kundër zyrtarëve komunal të Drenasit, për shkak të abuzimit me pozitën zyrtare, për mos monitorim efikas të gjithë punimeve që janë bërë në stacionin e Autobusëve në Drenas.

Në videon më poshtë të cilën asambleisti i Drenasit, Xhavit Drenori, e sjell për portalin drenicapress, mund të informoheni më shumë mbi atë se pse erdhi deri te kjo padi penal, si për operatorin ekonomik “Vëllezërit Thaçi”, ashtu edhe për zyrtarët komunal të Komunës së Drenasit. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT