Kah jeni tretur o gardian të Kushtetutës…

Kur Qeveria Kurti kishte marrë masat e para për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, presidenti doli me vrull dhe bëri thirrje që të mos respektoheshin ato vendime, tha  Durim Berisha, këshilltari i Albin Kurtit.

Sipas tij gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese konkurronin cili t’i shërbej me më shumë zell “shefit” e të konstatonin në një ekspres procedurë – ne rrugë jokushtetuese dhe joligjore – se vendimet janë në kundërshtim me Kushtetuën (me shpresën se do t’i ndihmon njërës që të zgjedhet kryetare vitin që vjen).

“Ekspertët” i quanin si akt të uzurpimit të pushtetit. Portalet dhe portalat merreshin me këshilltarët e kryeministrit.

“Tani pas gati tre muajve nga ato vendime, Qeverisë klandestine i ka dalur situata nga kontrolli dhe me vendime të ngjashme – sikurse ato që Gjykata Kushtetuese i shpallte në kundërshtim me Kushtetutën – vetëm pse ashtu i kishte urdhëruar “shefi”, pasi atij dhe klanit të tij i duhej një arsyetim fiktiv për të sulmuar ish-kryeministrin, të gjithë po heshtin”, tha këshilltari Durim Berisha.

Ai shtoi sot kur zëvëndëskryeministër është njeriu që bllokoi nismën legjislative të kryetarës së Kuvendit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksionit COVID-19.

Kah jeni tretur o gardian të interesave personale… kësi të Kushtetutës?

- Advertisement -

MË TË FUNDIT