Kafeja e dobishme për trurin

Konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës.

Hulumtime shumë kohë më parë kanë treguar ndikimin pozitiv të konsumimit të kafesë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjen Alzheimer. Edhe studimet më të reja konfirmojnë këtë, dhe tregojnë mekanizmin e këtij veprimi.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, përdorimi i kafeinës mbron sistemin nervor qendror nga substancat e dëmshme kimike të cilat gjenden nga qarkullimi i gjakut.

Dihet se niveli i lartë i kolesterolit në gjak e rrit lëshueshmërinë e barrierave që ndajnë gjakun dhe sistemin nervor, duke rritur mundësinë për dëmtimin e trurit, e që për pasojë ka paraqitjen e sëmundjes Alzheimer.

Të rejat e fundit kanë treguar se ndikim të dukshëm pozitiv ka edhe konsumimi i një filxhani të vetëm kafeje në ditë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT