Kadri Veseli viziton Skenderajn, thotë se me hajna dhe rrenca nuk ka shtet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga qyteti i Skenderajt ka uruar Ditën e Çlirimit të vendlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është një ditë e veçantë. Unë dëshiroj të ju përshëndes si një nga themeluesit e UÇK-së, një nga pushkët e para të lirisë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari i cili e ka nisur pushkën e lirisë dhe e ka përfunduar me dinjitet”, tha Veseli.

Veseli tha se Skenderaj është vendi ku ka filluar rezistenca kundër Serbisë.

“Ndihem krenar me Prishtinën, Drenicën dhe UÇK-në dhe shtetin e pavarur të 17 shkurtit”.

Tutje, Veseli tha se Serbia nuk është Kosovë, por duhet të punojmë që të mos kthehet kurrë.“Sot Serbia nuk është Kosovë por duhet të punojmë që të mos kthehet me kurrë në Kosovë”.

“Jemi munduar që ne luftë të japim kontributin tonë dhe duhet ta japim edhe tani”, u shpreh ai, raporton EO.

Veseli tregoi edhe rreth projektit të ri të partisë që ai drejton, ndërsa tha se shteti ndërtohet vetëm me njerëz që punojnë e jo me “hajna dhe rrenca”.

“Me 10 qershor kam filluar një projekt të ri, ‘Platforma e rimëkëmbjes kombëtare e PDK ‘, ku e kemi filluar me Prizrenin ku ka filluar ëndrra e shqiptarëve për komb dhe shtet”.

“Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet. Ka shtet me njerëz që punojnë dhe nuk i harrojnë djemtë dhe vajzat që kanë dhenë jetën për liri”.

Veseli tha se janë në pritje të fitores dhe e kanë si obligim si parti ta kurorëzojnë Kosovën në OKB, raporton EO.

“Si PDK që i ka vënë themelet lirisë së Kosovës e kemi obligim ta kurorëzojmë Kosovën në OKB. Kush flet keq për ShBA-në dhe UCK-në është armik i shqiptarëve”.

“Ne presim tash e një vit me vullnetin e qytetarëve ta udhëheqim vendin dhe PDK do të fitojë për lirinë”.Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, falënderoi Veselin për vizitën pikërisht në Ditën e Çlirimit, derisa tha se fitorja i takon Partisë Demokratike të Kosovës.“Nuk ka kush që na e merr fitoren”, u shpreh ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT