Kadri Veseli: Nderim të përjetshëm për Shaban Polluzhën, luftëtar i paepur i lirisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar rezistencën e parë të Shaban Polluzhës dhe ka vlerësuar mobilizimin e ‘plakut bujar’ për të mos ju nënshtruar një regjimi të tillë.

Lexoni të plotë shkrimin e Kadri Veselit në facebook:

Sot, më 21 shkurt, është përvjetori i rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha.
Shtatëdhjetë vite më parë, Kosova dhe Drenica po përballeshin me një terror të pashembullt. Derisa fashizmi po tërhiqej, një regjim po aq brutal po instalohej në trojet shqiptare, regjimi komunist.
Të rinjtë e Kosovës ose vriteshin ose mobilizoheshin dhunshëm për t’i larguar nga Kosova, në mënyrë që shqiptarët të nënshtroheshin më lehtë. Shaban Polluzha me mijëra djem nga e gjithë Kosova u ngrit kundër këtij terrori, duke shënuar kështu rezistencën e parë antikomuniste në Evropë.
Nderim të përjetshëm këtij burri të madh të Kosovës, plakut bujar, luftëtarit të paepur të lirisë së Kosovës, komandantit me plis të bardhë – Shaban Polluzha!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT