Kadri Veseli fton investitorët e huaj në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vlerësuar lartë investimin e një kompanie gjermani-holandeze në Skenderaj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Veseli fton investitorët e huaj në Kosovë, përderisa premton përkrahje të fuqishme.

Më poshtë është postimi i plotë i Veselit.

“Zhvillimi ekonomik është prioritet yni shtetëror. Investimi i kompanisë gjermano-holandeze, “Weng Fat Poultry”, në Polac të Skënderajt, ku sot vumë gurthemelin e fabrikës së përpunimit të mishit, është prej atyre lajmeve të mira që i duhen Kosovës. Investitorët ndërkombëtarë sot erdhën në Drenicë, ndërsa ne i ftojmë që të vijnë edhe në tërë vendin, sepse do të kenë përkrahje të fuqishme” shkruan Kadri Veseli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT