Kadri Veseli fillon fushatën për kryetar të PDK-së nga vendlindja e Hashim Thaçit

Si duket edhe pse tashmë Hashim Thaçi nuk mban postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, sërish Drenica po mbetet qerdhe e PDK-së.

Kështu pretedenti kryesor për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur që nesër të vizitoj qytetin e Skenderajt, pikërisht vendlindjen e Hashim Thaçit, tranmseton Drenica Press.

Kadri Veseli njoftohet se nesër do të vizitoj Skenderajn, këtë e ka bërë të ditur edhe vet kryetari  i degës së PDK-së Abdyl Ymeri. Ymeri fton gjithë antarët e partisë që nesër të jenë të pranishëm në Qendren e Kompetencës në Skenderaj në ora 16:00 me rastin e vizitës së Kadri Vesëlit./drenicapress/

Ja ftesa e plotë:

Të nderuar antarë dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Skenderaj, ftoheni që të merrni pjesë në tubimin promovues të Kandidatit për Kryetar të PDK-se z.Kadri Veseli
Tubimi mbahet neser me date 26.04.2016 në ora 16:00 në Shkollën Teknike të Kompetences në Skenderaj, i pranishëm në tubim do të jete z.Kadri Veseli dhe strukturat tjera të larta të Partisë.
Me respekt, A.Ymeri

- Advertisement -

MË TË FUNDIT