Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme do të vizitoj Skenderajn, ku do të bëj prezantimin e kandidatëve të Skenderajt për deputetet të Kuvendit të Kosovës, shkruan Drencia Press.

Sipas një njoftimi të PDK-së dega në Skenderaj, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në shkollën fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj në ora 19:00.

Ky është njoftimi i plotë nga dega e PDK-së në Skendraj: “Njoftohen qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së të nëndegëve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të qytetit të Skenderajt, se më 15 shtator, në ora 19:00, në shkollën “Ahmet Delia”, do të mbahet tubim me strukturat e partisë së këtyre nëndegëve.

Në tubim do të marrin pjesë kryetar i degës së PDK-së Sami Lushtaku dhe kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeminisër Kadri Veseli.”/DRENICA PRESS/

LEXO EDHE: Udhëkryqi i aksidenteve në Polac të Skenderajt (FOTO)