Kadri Veseli e pranon humbjen, por a do të jap dorëheqje nga PDK pas humbjes, kjo është përgjigjja e tij

“Nuk do të vijë asnjë moment kur ne do të godasim shtetin tonë, apo të dëmtojmë të ardhmen e të rinjve tanë. Nuk është sukses i një opozite kur e fundos shtetin e vet, vetëm pse nuk është në pushtet. Ne kemi përgjegjësi si në pozitë si në opozitë”.

Kështu është shprehur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Rubikon të KTV-së, kur ka folur për opozitarizmin në këtë mandat.

Ai tutje ka folur edhe për faktin se PDK-ja ka humbur zgjedhjet që nga koha kur Veseli ka marrë drejtimin e partisë.

Por ai nuk e ka pranuar si humbje rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017, kur ishin bashkë në koalicionin PAN, ndërsa ka thënë se vetëm këto zgjedhje i ka humbur.
“Me mua si kryetar, PDK-ja i ka humbur zgjedhjet më 2019. PDK-ja është parti e vendimeve të mëdha. Që nga 1999, të gjitha vendimet lidhen me PDK-në, edhe kur ka qenë në opozitë. Edhe në kohën e pushtetit, ka pasur shpërthimin më të madh ekonomik. Pastaj edhe në arenën ndërkombëtare. Këto i ka bërë PDK-ja, e normalisht se merita ka edhe Hashim Thaçi”.

“Ai është një lider që i ka dhënë shumë Kosovës dhe PDK-së. Ai është president, unë kryetar i PDK-së. Jam duke ndërtuar një standard e shembull, por edhe një profilizim që do t’i shërbejë Kosovës. Kur punon gjatë e shumë, edhe mund të gabosh. PDK-ja dallon nga partitë tjera se është e hapur dhe s’ka ‘rraxha’ brenda. S’ka parti që ka pasur garë më demokratike të brendshme sesa PDK-ja”.
Kreu i PDK-së s’ka pranuar të deklarohet nëse do të japë dorëheqje pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Disa muaj para zgjedhjeve e kam marrë mandatin e kryetarit të partisë. Zgjedhjet e parakohshme na kanë zënë të papërgatitur. Unë do t’i vazhdoj reformat edhe më thellë. Këto reforma do ta fuqizojnë PDK-në dhe do ta kthejë shumë shpejt besimin e qytetarëve”, u shpreh Veseli kur u pyet nëse do të japë dorëheqje./GazetaInsajderi/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT